Share

Marketingu Online dhe 6 Kategoritë më të Mëdha të tij

Çfarë është marketingu online, me fjalë të shkurtra?

Marketingu online është çdo përpjekje për të përhapur fjalën për kompaninë tuaj, duke përdorur internetin për të arritur njerëzit.

Në thelb, është çdo gjë që bëni në internet për të marrë më shumë shikime dhe vëmendjen e njerëzve dhe me shpresë, që në një moment, ato të blejnë prej jush.

6 kategoritë më të mëdha të marketingut online


1. Optimizimi i motorrëve të kërkimit (SEO)
2. Marketingu ne motorrët e kërkimit (SEM)
3. Marketingu i përmbajtjes
4. Marketingu në Rrjete Sociale (SMM)
5. Reklama Pay-per-click (PPC)
6. Marketingu në email

SEO – Optimizim i motorrëve të kërkimit

SEO eshte procesi i marrjes se trafikut nga rezultatet e kerkimit ne motoret e kerkimit. Te gjithe motoret e medhenj te kerkimit si Google, Bing dhe Yahoo kane rezultate te kerkimit primar, ku dhe rediten faqet e internetit ne baze te cfare motorri i kerkimit konsideron me te rendesishme per perdoruesit. Ne menyre qe faqet e internetit te shfaqen ne pozicione te larte ne rezulatet e kerkimit, SEO perpiqet te krijoje nje faqe interneti te bazuar konform algoritmit te Google, Bing, Yahoo, etj.

SEM – Marketingu ne motorret e kerkimit

Marketingu i motorreve te kerkimit (SEM) eshte nje forme e marketingut ne internet qe perfshin promovimin e faqeve duke rritur dukshmerine e tyre ne faqe e rezultateve te motoreve te kerkimit, kryesisht nepermjet reklamave te paguara. SEM mund te inkorporoje optimizimin e motoreve te kerkimit (SEO), e cila rregullon permbajtjen dhe arkitekturen e faqes web per te arritur nje renditje me te larte ne faqet e rezultateve te motorit te kerkimit. Si dhe per te rritur pozicionimin ne listat e pay-per-click (PPC).

Marketingu i permbajtjes

Marketingu i permbajtjes eshte nje lloj marketingu qe perfshin krijimin dhe ndarjen e materialeve ne internet (si videot, bloget dhe postimet ne mediat sociale) qe nuk promovojne ne menyre eksplicite nje marke, por kane per qellim te stimulojne interesin per produktet ose sherbimet e nje biznesi.

Marketingu ne rrjetet sociale

Marketingu i rrjeteve sociale i referohet procesit te fitimit te shikimeve ose vemendjes permes mediave sociale. Marketingu ne rrjetet sociale.ndihmon nje kompani te marre reagime te drejtperdrejta nga klientet (dhe kliente potenciale) duke e afruar kompanine me njerezit. Pjeset interaktive te mediave sociale u japin klienteve mundesine per te bere pyetje ose ankesa zanore dhe te ndihen se po degjohen.

Reklamat Pay-per-click (PPC)

PCC eshte nje model reklamimi online ku reklamuesit mund te shfaqin reklama ne lidhje me produktet/sherbimet e tyre kur perdoruesti – njerez qe kerkojne online – vendosin kerkime ne lidhje me produktin/sherbimin tuaj ne motorret e kerkimit. Per shak te perdorimit te fjaleve kyce dhe rolin qe ato luajne ne PPC, ky i fundit mund te referohet dhe si reklamim i fjaleve kyce.

Marketingu në email

Marketingu ne email eshte akti i dergimit te nje mesazhi komercial, zakonisht per nje grup njerezish, duke perdorur email-in. Ne kuptimin e saj me te gjere, cdo email i derguar tek nje klient potencial ose aktual mund te konsiderohet marketing ne email. Zakonisht ai perfshin perdorimin e postes elektronike per te derguar reklama ose per te kerkuar shitje dhe ka per qellim te ndertoje besnikeri dhe besim per marken. Mesazhet e marketingut ne email mund te dergohen ne nje liste klientesh perspektiv ose aktual. Termi zakonisht i referohet dergimit te mesazheve me email me qellim te rritjes se marredhenieve te nje tregtari me klientet tanishem ose te meparshem, duke inkurajuar besnikerine e klientit dhe perseritjen e biznesit, marrjen e klienteve te rinj ose bindjen e klienteve aktual per te blere dicka menjehere.