Në ditët e sotme me plot kuptimin e fjalës mund të themi se në krijimin e identitetit nuk ndikon vetëm shoqëria apo një grup shoqëror. Sot ekzistojnë faktorë të tjerë që na pengojnë të krijojmë identitetin tonë, ashtu se si ne dëshirojmë të jemi me të vërtet. Njëri ndër faktorët më me ndikim për këtë janë mediat, kryesisht rrjetet sociale.
Kush jam unë? Si pytje më nuk ekziston, por tashmë pyesim, kush dua të jem? Kjo është pyetja që shumë individë, e sidomos adoleshentët i’a parashtrojnë vetes.
Pothuajse të gjithë adoleshentët i pëlqejnë të ashtu quajturat social media (rrjetet sociale), siç janë Facebook, Instagram, Twitter etj, mirëpo çka adoleshentët nuk shohin është se sa shumë ndikojnë këto rrjete sociale në vetëbesimin e tyre. Shembulli më i mirë i ksaj është tek problemi i “likes” apo pëlqimeve që i marrin në këto rrjete sociale. Nëse nuk marrin mjaftueshëm “pëlqime”, ata e konsiderojnë veten si “ dështakë”. Ata besojnë që nëse një foto nuk është “perfekte” atëherë ata nuk do të pëlqehen nga të tjerët, por edhe nga vetja. Humbasin ndjenjën e identitetit, mundohen t’i bëjnë gjërat për të tjerët, pa u ndalur dhe të mendojnë se çfarë në të vërtet po bëjnë për veten.
Shtrohet pyteja, se a është problemi i rrjeteve sociale, apo i të rinjëve të cilët po e humbasin sensin e të qenurit “vetvetja” pra, të kenë një identitet personal. Teknikisht qëllimi i rrjeteve sociale nuk është për të “shkatërruar” jetën të tjerëve. Rrjetet sociale kanë disa aspekte positive. Si shembull kemi që përmes rrjeteve sociale kemi arritur të lidhemi me familje dhe shoqërinë nga gjithë bota, informohemi shpejtë se çfarë po ndodh në botë, ose për evente të ndryshme, mësojmë stile të ndryshme të të jetuarit etj, por kjo nuk nënkupton që rrjetet sociale nuk e përcjellin edhe aspketin negative. Pikërisht përshkak se rrjetet sociale përcjellin mënyrën e të jetuarit, “lifestyle”, kjo sjell pasiguri tek të rinjtë, por edhe tek të tjerët. Disa të rinjë kanë arritur që përmes rrjeteve sociale të bëhen të famshëm ndërsa të tjerët duke e parë suksesin e tyre ndihen të pasigurtë dhe dëshirojnë të jenë si ata, të jetojnë “jetën e tyrë”. Kjo i bie që problemi nuk është vetëm tek rrjetet sociale, por edhe tek vetëdija e të rinjëve.
Në një studim të bërë në vitin 2010 nga Universiteti i New York-ut, del se personat me vetëbesim të ulët shpenzojnë më shumë kohë në rrjetet sociale. 74% e vajzave, tregojnë se të gjithë kolegët e tyre, përdorin rrjetet sociale për t’i impresionur të tjerët dhe për tu dukur më atraktivë, ndërsa 41% e të tjerëve thanë që e bëjnë të njejtën gjë. Kjo na lë të kuptojmë se përmes rrjeteve sociale ata mundohen të shfaqin një “njeri tjetër” nga ata se si janë me të vërtet, një person më “cool” vetëm për t’u pëlqyer nga të tjerët.
Sido që të jetë, nuk duhet t’i shohim rrjetet sociale si probleme, që po u merr jetën të rinjëve, sepse nuk duhet të mohojmë faktin se sa shumë na kanë lehtësuar jetën në aspektin e komunikimit dhe lidhjen me të tjerët. Problemi qëndron tek të rinjtë që nuk po arrijnë të krijojnë kontroll mbi përdorimin dhe përceptimin për rrjetet sociale, por njëkohësisht nuk e mohoj faktin që ato afeksojnë krijimin e personalitetit. Kështu që kjo mbetet një pikëpyetje e madhe se a mund ta ndryshojmë apo t’i vetdijësojmë të tjerët që rrjetet sociale t’i përdorin pikërisht për ato aspektet pozitive që i përmenda më lartë, e jo për ato aspektet negative, të cilat sjellin krizë identitare, e që shpeshherë çojnë deri te mosnjohja e vetvetes, duke krijuar shumë personalitete e duke krijuar konfuzion tek të rinjtë se cilët janë ata me të vërtetë.