Në qoftë se fëmijëve do t’u jepej mundësia të zgjidhnin ndërmjet matematikës dhe muzikës, me shumë mundësi ata do të zgjidhnin muzikën. Kjo ndosh për shkak se fëmijët insistojnë të zgjedhin gjërat më argëtuese në jetë, ato që i bëjnë të ndihen mirë dhe ato ku gjejnë veten. Padyshim që muzika është njëra ndër to. Çdo prind e ka çuar një herë në mendje që fëmija i tij të fillojë një kurs muzike, por deri më sot nuk e keni ditur se cilat janë benefitet që kjo sjell. Më poshtë do të lexoni disa prej tyre ose e thënë ndyshe ato më kryesoret.
Muzika zhvillon aftësitë fizike të fëmijëve
Ka shumë instrumente muzikore të cilët kanë nevojë për të gjithë trupin e fëmijës dhe jo vetëm duart e tij. Për këtë nevojitet qafa, këmbët, duart dhe koka. Kur fëmijët luajnë në instrumenta nuk duhet të harroni që ai po ushtrohet fizikisht po ashtu, çka është diçka shumë e mirë për shëndetin e fëmijës.
Muzika kultivon tek fëmijët ndjenjën e punës në grup
Kur fëmijët fillojnë një kurs muzike ata bëhen pjesë e një grupi shumë të madh nxënësish, ku detyrohet të bashkëpunojë me ta. Për të krijuar një melodi të gjithë duhet të kompozojnë sëbashku, për kënduar në kor të gjithë duhet të përputhen me njëri-tjetrin. Pra me pak fjalë gjithçka ka të bëjë me mirkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë fëmijët bëhen më social dhe të komunikueshëm.
Muzika është themelore në edukatën e fëmijës
Kur keni vendosur të mësoni një instrument, nuk do të thotë të filloni të luani menjëherë me të, por si fillim duhet t’ia nisni me disa rregulla themelore si, pozicionimi i duarve, këmbëve, mbajtja e instrumentit etj. Në një kurs muzike fëmijët mësojnë si të tregohen të duruar dhe të respektueshëm. Ata janë të detyruar që të presin rradhën e tyre për të demostruar një melodi dhe duke e bërë këtë kanë shfaqur respekt gjithashtu.
Muzika rrit vetbesimin e fëmijës
Kur fëmijët bëhen pjesë e një kursi muzike janë të hapur për të pritur kritika dhe për të kritikuar po ashtu. Aty fëmiëjt mësojnë që jo çdokush është perfekt dhe se gjithkund ka vend për të përmirësuar. Kjo gjë e rrit shumë vetbesimin e fëmijëve.
Muzika i përball fëmijët me kultura të ndyshme
Kur fëmijët luajnë instrumente të ndyshëm ata insistojnë të dinë më shumë rreth tyre si, historinë apo prejardhjen. Kjo gjë e përball atë me kultura të vendeve të ndryshme dhe e bën atë një njeri më të mirë.