Share

Programet që do të mësoni

  • Photoshop
  • Illustrator

Parametrat që kërkohen nga kompjuteri

  • Sistem Operativ 64-bit Windows 10
  • Procesor i5 ose i7 (rekomandohet gjenerata e tretë e sipër)
  • RAM minimumi 8GB
  • Kartë grafike 1GB e sipër (e rekomandueshme)
  • SSD 128GB e sipër (e rekomandueshme)

Përshkrimi

Kursi mund të ndiqet nga kushdo që ka njohuri bazike të kompjuterit. I përshtatshëm për këdo që dëshiron të zgjerojë njohuritë në fushën e grafikës apo që dëshiron të marrë një profesion të ri.

Kursi funksionon në këtë mënyrë:

Në ditët, e Hënë, e Mërkurë dhe e Premte studentëve i dërgohen leksionet video së bashku me materialet e seanës përkatëse me të cilat ata duhet të marrin njohuritë dhe të praktikohen.

Në fund të çdo leksioni studentit i ngarkohet një detyrë praktike të cilën duhet ta dërgojë me e-mail.

Ditët pasardhëse të leskioneve, përkatësisht të Martën, të Enjten dhe të Shtunën, mund të zhvillohet konsultimi online me profesorin. Ky konsultim shërben për të diskutuar mbi paqartësi në lidhje me leksionet, diskutim mbi detyrat e shtëpis, pengesa gjatë praktikës, si dhe sugjerime të vlefshme për arritjen e një rezultati maksimal në performancën gjatë kursit të çdo studenti.

  • Kohëzgjatja e kursit: 5 javë
  • Ndjekja e leksioneve të kursit: 3 herë në javë
  • Ndjekja e seancave konsultuese: Deri në 3 herë në javë

Avantazhet

Kursi online shmang kontaktin fizik në këtë kohë pandemie globale dhe eleminon rrezikun e infektimit nga virusi COVID-19. Gjithashtu jeni ju që përcaktoni kohën gjatë ditës suaj se kur do ti përkushtoheni njohurive të leksioneve duke mos u kushtëzuar as nga orari as nga prezenca fizike në klasë. Ju mund të zgjidhni shpejtësinë e marrjes së informacionit që ju përshtatet si dhe keni mundësinë ti riktheheni informacioneve të marra në çdo kohë duke qenë se videot do jenë aty sa herë ju ta keni të nevojshëm rifreskimin e njohurive mbi programet.

Pagesa

  • 10.000 Lekë

Çertifikimi

Pas përfundimit me sukses të kursit, studentët i nënshtrohen një testimi praktik me një kohëzgjatje prej 120 min. Kalimi me sukses të mbi 60% të testit shoqërohet me marrjen e çertifikatës së njohur brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Sistemi i vlerësimit

  • Testimi - 60% e vlerësimit përfundimtar
  • Detyrat e Kursit - 30% e vlerësimit përfundimtar
  • Pjesëmarrja korrekte - 10% e vlerësimit përfundimtar

Programi i Kursit

15 Seanca
23:25:50

Photoshop 9 Seanca 14:30:13

  • Prezantimi i programitSeanca 11:00:19
  • Punimi i një posteriSeanca 21:45:08
  • Selektimi dhe MontazhiSeanca 31:24:16
  • Punimi i një kartolineSeanca 42:50:33
  • Punimi i një etiketeSeanca 51:44:26
  • Editimi i një fotojeSeanca 61:29:29
  • Cikël leksioneshSeanca 71:12:57
  • Krijimi i një WebsiteSeanca 81:28:37
  • Cikël leksioneshSeanca 91:23:32

Illustrator 5 Seanca 7:19:37

  • Prezantimi i programit & FtesaSeanca 11:34:49
  • Punimi i logoveSeanca 21:34:52
  • Punimi i një letër-oferteSeanca 31:50:57
  • Punimi i objekteve në 3DSeanca 41:06:58
  • Punimi i një kartviziteSeanca 51:12:01

Testimi 1 Seancë 1:30:00

  • Testim praktik me një punim që mund të kryhet me të 2 programet e kursit1:30:00

Drejtuesi teknik

  • Kualifikim maksimal
  • 12 vite eksperiencë
  • 360+ Studentë
  • 3 Programe studimi
(Cilësi Maksimale)

Graphic Design Basic Online

Profesori: Z. Goldvin veliu

Për mua dizenjimi është pasion dhe detyrë njëkohësisht. Përpiqem shumë që secili kursant të çlirojë aftësitë e veta dhe të japi maksimumin kur vjen puna tek njohuritë praktike që përfiton gjatë seancave mësimore. Sot shoh me kënaqësi që shumë persona që kanë studjuar me mua janë designer ose specialistë marketingu të suksesshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë.