Share

Si të aplikojmë në Universitetet Gjermane?

Kush ka vendosur që të studiojë në Gjermani ka bërë një zgjedhje shumë të mirë pasi që leja e qëndrimit mund të ju sjellë shumë gjëra pozitive. Fillimisht do të duhet që ju te siguroni një vend studimi ne universitetin e deshiruar. Mirpo për një studim komplet apo vetëm për ndonjë semestër vendet janë të kufizuara dhe konkurenca është e madhe. Nga kjo është e qartë që duhet të jeni të informuar sa më heret që është e mundur dhe të perfundoni te gjitha formalitetet e domosdoshme.

Kush dëshiron të absolvoj studimet komplete në Bachelor apo Master si student internacional duhet të i’u nënshtrohet procedurave të rregullta sikurse edhe një student gjerman edhe pse në raste të veçanta ka numër të caktuar të rezervuar për studentë të huaj. Pasi që ende në Gjermani nuk egziston një qendër e veçantë për sigurimin e vendeve për studime, aplikimi do të duhet te jetë individual në universitetet gjegjëse. Kjo mund të i’u sjell deri te ndonjë paqartësi pasi që varësisht nga drejtimet e caktuara në universitete proceduarat e aplikimit janë mjaft të ndryshme nga njëri universitet tek tjetri. Bazuar në këtë duhet të plotësohen parakushte të ndryshme për pranim, kushte të ndryshme si dhe dokumente te ndryshme dhe specifike.

E para dhe më e rendesishmja është që ju të kyqeni në faqen zyrtare të universitetit apo të kontaktoni keshilluesit përkates dhe të informoheni saktësisht me kushtet te cilat ju duhet t’i plotësoni si dhe cilat jane veçantitë për studentë të huaj që duhet të keni kujdes së bashku me plotesimin e dokumentëve të domosdoshëm. Ketu duhet të keni një pasqyrë gjithëpërfshirese se çka ju duhet të keni patjeter parasysh pasi që disa universitete apo drejtime të caktuara mund të kenë ndryshime te dallueshme nga njera tjetra. Drejtimet e caktuara të lira mund te studiohen pa ndonjë notë mesatare speciale apo ndonjë kusht të veçantë, mirëpo edhe në këto drejtime është e nevojshme që të aplikoni dhe të regjistroheni për shkak të formaliteteve.

Te drejtimet e kufizuara ka një kufizim të numrit të studentëve për pranim. Kryesisht kritere përcaktuese janë notat mesatare të caktuara (numerus clausus: NC) dhe nën këtë kriter nuk do të pranohen. Kjo mund të ndyshoëj nga viti në vit dhe kryesisht varet nga numri i aplikantëve. Është gjithashtu e mundur të ndryshohet edhe nota mesatare dhe kjo varet nga numri dhe konkurenca e studentëve. Për shembull llogaritet praktika, diploma profesionale, puna sociale ose shërbimi ushtarak. Varsisht se çka dhe sa gjatë është punuar mund të ngrisin mesataren dhe disa pika në notim. Kush nuk është i sigurt se si do të llogaritet mund të pyet në universitetin përkatës.

Nese keni një rast të mirë per t’u regjistruar në drejtimin e dëshiruar ateherë bëni një përmbledhje për aplikim. Ketu duhet të keni parasysh plotësimin komplet të formularit të shkollës së lartë përkatese dhe një kopje të vërtetuar të diplomës (maturës apo të ngjashme). Për studentë internacionalë kërkohen edhe njohuritë gjuhësore, leja e qëndrimit dhe të ngjashme, informacione mund të gjeni në faqën aplikuese të universiteteve përkatëse. Aplikimi realizohet kryesisht përmes një formulari online i cili duhet patjeter te plotesohet.

Një përjashtim bëjnë drejtimet e kufizuara të cilat në Gjermani kanë kushte të posaqme ndër të tjera këto drejtime janë drejtimet mjeksore, stomatologjia, farmaci dhe mjeksia e kafsheve. Ne vijim keni faqen me te dhena qendrore www.hochschulstart.de

Përndryshe si student i huaj aplikacionin tuaj duhet t’a drejtoni në institucionin akademik për të huaj (Akademische Auslandsamt) ose përmes uni-assit (asistimi universitar). Asistimi universitar ndihmon studentët internacional në aplikimin e tyre mirpo për keto shërbime janë me pagesë.

Nesë ju deshironi të studioni ndonjë semestër në Gjermani mundeni përmes programeve të partneritetit që organizon universiteti juaj.

Për këtë aplikimi sipas rregullave realizohet në universitetin tuaj dhe aty pranon të gjitha informacionet e nevojshme.

Për të gjithë aplikantët vlen dërgesa në kohën dhe terminin e caktuar kohor. Permbyllja e aplikacioneve zgjatë shpesh deri në gjysëm viti para fillimit të studimeve dhe kush humbet terminin kohor nuk do të pranohet. Është posaqerisht e preferueshme që mos të pritet deri në ditën e fundit të afatit kohor por të aplikoni sa më herët që të mundeni në menyrë që eventualisht dokumentat që mungojnë të mund t’i dërgoni më pastaj.

Kush informohet më herët nuk do të ketë problem për aplikim dhe do të ketë kënaqsinë e studimit në Gjermani.